Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zgjedhjet në veri përplasin Spahiun e Matoshin – “Sa votues kanë votu bre?”

Gazeta10
05 September 2023 - 21:06

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke diskutuar rreth zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri në vendit, analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se prej katër kryetarëve një mund të mos jep dorëheqje.

Sipas tij nuk parashihen tortura për t’i bindur që të japin dorëheqje.

Me këtë deklaratë të Spahiut nuk u pajtua analisti Halil Matoshi duke thënë se Kosova nuk ka ligj për referendum dhe kështu pyeti se ku janë bazuar për organizimin e mini referendumit në veri.

“Është jokushtetuese me 20% të nënshkrimeve me u largu kryetarët e komunave, kjo krijon precedent”, tha Matoshi.

Sipas tij ky është një proces shumë i komplikuar dhe nuk ka mbështetje juridike.

Matoshi e Spahiu u përplasen për zgjedhjet e fundit në verime ç’rast Matoshi pyeti Spahiun se për cilët votues po flet, “sa votues kanë votu për ata kryetar”, tha Matoshi.

Matoshi tha që ata duhet të japin dorëheqje.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.