
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka takuar kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP), Sanjay Pradhan.
Kurti ka treguar se me Pradhan kanë folur për “anëtarësimin, përfitimet e qytetarëve nga ky anëtarësim, përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re.”
“Takimin e radhës në Tallinn të Estonisë, e zhvillova me Kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP), Sanjay Pradhan. Bashkë folëm për anëtarësimin tonë në muajin gusht, përfitimet e qytetarëve nga ky anëtarësim, përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re”, ka shkruar ai.