
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj protestës së studentëve të zhvilluar sot në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka shprehur mbështetjen e saj për studentët, duke thënë se ata po qëndrojnë në mbrojtje të UÇK-së, të së vërtetës historike dhe të idesë së lirisë.