
Studentët e Universitetit të Prishtinës janë bërë gati për marshin paqësor që do të mbahet sot në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Marshi pritet të nisë nga Qendra e Studentëve, ndërsa studentët do të marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”.
Në shesh janë paraparë edhe fjalime, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në këtë protestë.
Marshi është paralajmëruar si aktivitet paqësor, me të cilin studentët synojnë të shprehin solidaritetin e tyre me ish-krerët e UÇK-së./Gazeta10