
Sheshet e Prishtinës janë dekoruar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në mbështetje të çlirimtarëve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga kryeqyteti, ku shihen flamujt e UÇK-së të vendosur në sheshe.
Krahas fotografive, Rama ka shkruar shkurt: “Prishtina më e bukur se kurrë.”