
Dy persona humbën jetën gjatë stuhisë Daniel që përfshiu Greqinë të martën.
Sipas Brigadës së Zjarrfikëses, një grua 87-vjeçare e zhdukur nga dita e djeshme në zonën e Paltsi, rajoni i Magnezisë, është gjetur në një grumbull me dru, ndërsa 8 zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin trupin e saj, raporton ANA-MPA.
Të martën, një 51-vjeçar humbi jetën si pasojë e rënies së një muri, për shkak të sasisë së madhe të ujit.
Po ashtu, Brigada e Zjarrfikëses tha se ka informacione për dy persona të zhdukur në fshatin Paltsi.
Një tjetër individ, një 42-vjeçar, i cili u përfshi nga vërshimi i ujërave në përroin Aghia Ekaterini të Volos është gjithashtu i zhdukur.
Është pezulluar qarkullimi në autostradën Athinë-Selanik nga Nikea, Larisa deri në kufijtë e rajonit të Magnezisë për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe përmbytjeve të ujërave që kanë mbuluar rrugën.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Thesalisë njoftoi se do të ndërpritet qarkullimi për të gjitha mjetet në të dy drejtimet.