Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Berisha: Me filmat jemi në festivalet e kategorisë së parë në botë si me qenë në Champions League

Gazeta10
06 September 2023 - 23:44

Në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, i ftuari i tij, regjisori i njohur, Fatos Berisha ka folur për përgatitjet e fundit për festivalin ndërkombëtar të filmit “PriFest” i cili fillon të martën.

Berisha ka thënë që është rritur cilësia e filmave kosovarë dhe duhet të jemi krenarë siç jemi me sportistët.

“Është shtet i vogël, industri e vogël për me arritë, i kemi tejkalu parashikimet e mundshme”, ka thënë Berisha.

Sipas tij filmat tonë janë në festivalet e kategorisë së parë si me qenë ekipet tona futbollistike në Champions League.

Berisha tutje ka thënë se talentët më të shumtë i kemi në aktrim pasiqë është hapur e para si degë.

“Te shkrimi qalojmë më së shumti dhe nuk qëndron ajo që shkruajmë mirë por nuk realizohojmë mirë”, tha Berisha.

Sipas tij kemi prodhuar pak filma për luftën dhe ia kemi borxh por që kërkojnë kosto të lartë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.