
Në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, Fatos Berisha duke folur për festivalin ndërkombëtar të filmit “PriFest” ka thënë se do të këtë filma premierë dhe filma të ri që nuk janë shfaqur më herët jashtë shteteve të tyre.
“Sivjet do ta hapim me filmin tonë nga Kosova, “Toka brenda meje” me regjisorin Fisnik Maxville i cili ka një produksion në Zvicër”, ka thënë Berisha.
Ai tutje ka thënë që filmi ka të bëjë me pasojat e luftës, me disa të rinjë që i vuajnë ato pasoja.
Berisha ka thënë se për dallim nga fillimet e para tani njerëzit më shumë po ndjekin këta filma duke njoftuar që krahas filmave do të këtë edhe party dhe after party. /Gazeta10/