Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Pa Vjosën të gjithë jemi keq, na mungon shumë” – Emocionon Fatos Berisha (Video)

Gazeta10
07 September 2023 - 0:27

Regjisori i njohur, Fatos Berisha, i ftuar në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, ka folur edhe për ish bashkëshorten e tij të ndjerë, për të cilën thotë se pa Vjosën të gjithë jemi keq.

Berisha tutje ka thënë se pa Vjosën Prifesti është shumë më i dobët, nuk po dijmë me i ba disa gjëra që i ka bërë ajo.

“Tash po e di sa ka punuar ajo”, tha Berisha.

Berisha i emocionuar ka thënë se me Vjosen kanë bashkëthemeluar festivalin dhe e ka dashtë shumë atë, ka qenë shumë këmbëngulëse e ka pasur pasion.

“Vjosa ka ndërruar jetë në qershor të vitit të kaluar dhe nuk e besoj që njeriu meson të jetojë pa më të dashurit”, ka thënë Berisha.

Sipas tij humbjet e mëdha krijojnë pikëpyetje të mëdha.

“E kam Vjosen si reference në kuptimin e këtyre momenteve të rënda, edhe në punë, tham a thu çka kish ba ajo  pastaj tham ajo kish ba kështu dhe e marr atë vendim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.