Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dëshmitari Abrahams e pranon që në raportimet e tij ka cituar mediat serbe, ngjarjet e luftës nuk i ka parë vetë

Gazeta10
07 September 2023 - 11:41

Dëshmitari ndërkombëtar, Fred Abrahams, po e vazhdon dëshminë e tij në ditën e tret në Gjykatën Speciale të Hagës, sot duke u pyetur nga avokati i Kadri Veselit.

Dëshmitari Abrahams ka paraqitur një dokumet i cili tregon për një ngjarje të ndodhur në një nga fshatërat në Drenicë, ku sipas dokumentit të tij i cili ai ka paraqitur tregon për një familje e cila ishin viktima në kohën e luftës.

Por mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka gjetur se raporti i hartuar nga Abrahams ka cituar Fondin për të Drejtën Humanitare, ku sipas ti Fondi i kishte marrë burimet nga mediat serbe.

Po ashtu këtë burim e ka pranuar edhe vetë dëshmitari Abrahams.

Avk: A do iu befasoheshitqë ta  dini se në disa raste kur keni përshkruar një ngjarje, ose kur keni thënë se ka ndodhur një ngjarje, kur keni cituar raportet e Fondit Humanitar, burimi i cituar nga Fodni për të njëjtën rast është media serbe, a është e befasueshme kjo?

Dësh: Do të doja ta shohë dokumentin sepse nuk më kujtohet shumë mirë .

Avk: Ju mund ta shikoni këtë dokument që është burimi që ju keni cituar në raportin tuaj dhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Kemi një referencë për kidnapimin e Branko Stalitiq dhe se ky burimi shihet që është media e Beogradit.

Dësh : Është e saktë.

Avk: Këto janë faktet dhe janë të njëjtat si ato që pamë më herët dhe na treguat ju më herët. Dhe mund të shikoni ku thuhet që sipas Fondit për të Drejtën Humanitare ka ndodhur kjo ngjarja. E në fund burimi është Fondi.

Dësh: Po

Avk: Mjaftojnë këta shembuj për të bërë këtë pyetje. Kur keni marrë këta shembuj në raportet e mëpasshme ku  në tetor 1998. Ju keni botuar raport për ndalimet dhe abuzimet ku jepni informacionin e njëjtë, keni bërë përsëritje. Ajo që duket se ka ndodhur është se burimi ka qenë media serbe. Nga media serbe shkonte te Fondi për të Drejtën Humanitare, pastaj iu e merrnit si bazë atë që ka shkruar Fondi. A e pranoni këtë ?

Dësh: Po e pranoj por une e citoja atë me disa dallime.

Avk: Por unë po  iu pyes lidhur me parimet e bazës, themelimit, ku e keni burimin. Po iu them që pasyqroni diçka që në raportin tuaj del fakt, e burimi fillimisht ka qenë mediat serbe?

Dësh: Së pari dua të di për cilën media bëhet fjalë. Sepse në punën tonë kemi bërë dallim midis mediave shtetërore. Bënim dallim mes mediave, sepse shteti kishte kontroll të fortë, dhe kishte organe të tjera mediale që ishin më të pavarura. Dua të di për cilën media?

Avk: Ju nuk thoni në raportin tuaj që burimi është te një media e caktuar serbe, ju thoni që ky është citmi juaj dhe se këtë e keni parë vetë ju ?A mund të ma thoni se a  kishit besim në median ku ishin mbështetur ata?

Dësh: Është prezumim, nuk është besimi im. Ne kishim nivel të lartë besimi në Fondin për të Drejtën Humanitare. Unë nuk mbaj mend ndonjë bisedë që hulumtuesit apo autorët e tyre të kenë folur me ta për këtyre rasteve.

Avk: Juve thjeshtë i merrnit faktet që i mendoni si fakte të tyre, dhe shkruanit raportin tuaj?

Dësh: Nuk pajtohem me deklaratën tuaj.

Avk:. Ne sapo pamë këtë shembull ku ajo që keni bërë nuk është asgjë tjetër veç reciklim i raporteve dhe lajmeve serbe, dhe më pas citoni veten tuaj. Me fjalë të tjera pasi kalon koha, ju nuk bëni as përfshirjen e mediave as përfshirjen e Fondit, por thoni burimi jeni ne

Dësh: E kam përshkruar në mënyrë të vazhdueshme se si jemi qasur kësaj pjese të raportit. Besoj që jepen 11 faqe metodologji. Kemi raportuar se sa e vështirë ishte të raportojmë për sjelljet e këqia të UÇK-së. Mandati ynë është përmbushur përmes mbledhjes të çështjeve dhe informacionit e burimeve të besueshme. Nuk është se kemi marrë burim vetëm qendrën, por edhe UNHCR apo gazetarë të tjerë. Kemi paraqitur burime të tjera në këtë pjesë. Ne besonim që kishte informacion të mjaftueshëm të këtyre burimeve për të mbështetur këto abuzime të pretenduara.

Avk: A është në përputhje me metodologjinë që keni përshkruar ju?

Dësh: Është metodologji tjetër.Besoj që është përputhëse me atë që kam thënë sepse përgjithësisht kemi ndjekur këtë lloj qasje.

Avk: Por ti nuk thua përgjithësisht por thua gjithmonë. Pjesa që lexuat nuk e përshkruan metodologjinë ku ju keni marrë botime nga mediat serbe, nga Fondi Humanitar e citoni ju?

Dësh: Dua të bëj një dallim, kur ne bëjmë hetime lidhur me raste të caktuara ndjekim këtë metodologji, dhe besoj që shpjegova se 11 faqet e raportit që i përmende që është ndryshe nga raportet e tjera. Ky raport për arsye që shpjegova ka pasur burime të dorës së dytë, dhe kjo shpjegon dallimin mes asaj që ju po nënvizioni.

Avk: Burimi që keni përdorur nga Fondi duhet të ishte i rëndësishëm?

Dësh: Kjo i takon gjykatës ta vlerësojë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.