Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ndalohet përdorimi i disa qeseve të plastikës, tjerat bëhen me pagesë

Gazeta10
07 September 2023 - 12:43

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu  së bashku më shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, gjatë konferencë së mbajtur sot bëri të ditur se qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht. 

Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm. Sipas tij ato do të lejohet të përdoren vetëm për fruta.

Ndërsa për qeset prej 25 deri në 50 mikron ministri Aliu deklaroi se do të lejohet përdorimi i tyre por që do të jenë me pagesë dhe se nuk do të kenë logo të prodhuesve.

Ministri Aliu tha se me udhëzimin administrativ do të krijohet mundësia e rimbursimit të dispozitave, porse, sipas tij ky proces do të marrë kohë.

Aliu uron që deri në fund të vitit që vjen të mund të ketë rezultatet e para, që pastaj të fillohet të bëhet edhe implementimi i procesit.

E shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, derisa u bëri thirrje të gjitha kompanive të zbatojnë këtë masë, shtoi se nëse do të ketë sukses në zbatimin e rregullave evropiane do të ketë ulje 33 për qind të numrit të përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe.

Shefja për Bashkëpunim në Ambasadën gjermane në Kosovë, Vera Baumann, tha se Kosova me këtë akt ligjor po shënon një hap për një vend më të pastër. Ajo shtoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë drejtim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.