
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar pakos së re financiare të prezantuar nga kryeministri Kurti.
Kjo parti thotë se paqja sociale nuk blehet me 50 dhe as me 100 euro.
“Qeveria po ia nxjerr sytë e po ia ngjet vetullat këtij populli. Këto masa që sot janë propozu nga Qeveria, janë vërtetë mashtrim i ultë që iu bëhet qytetarëve të vendit me paratë publike.Të bllokohen investimet kapitale duke i lënë pa punë 60% të punëtorëve të ndërmarrjeve kontraktuese për punë në sektorin publik e të ndahen ato para për ndihma sociale, është veprim anti ligjor, antikushtetues dhe ofendues për popullin e Kosovës. Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre” thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës “Kryeministri më mirë është ta ndërrojë ministrin e vet, sepse komunat nuk mund t’i ndërrojë! Pakoja e prezantuar nga Kurti, është mashtrim ordiner. Nuk kapërcehet kriza me lëmoshë”