
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Sala Jashari i ka kërkuar llogari ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e raportuar në Klinikën e Onkologjisë.
Jashari ka ngritur shqetësimin për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët, jo vetëm në luftën me sëmundjen, por edhe në sigurimin e terapisë së nevojshme.
“Përveç sëmundjes, qytetarët përballen edhe me një betejë tjetër, sigurimin e terapisë”, ka deklaruar Jashari.
Ai i është drejtuar ministrit Vitia duke kërkuar përgjegjësi për vonesat në sigurimin e terapisë, duke theksuar se për një paciente pritja kishte zgjatur katër muaj.
“Për ju mund të jetë veç një tender i vonuar, por për atë grua ishin katër muaj pritje, ndërkohë që sëmundja nuk pret”, ka thënë Jashari.