Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEK nis startimin e njësisë A4, paralajmëron tym të shtuar nga oxhaku për disa orë

Gazeta10
13 November 2026 - 10:12

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i startimit të njësisë A4 në Termocentralin Kosova A.

Sipas KEK-ut, gjatë kësaj faze teknologjike, e cila pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë, tymi që del nga oxhaku mund të jetë më i dukshëm se zakonisht.

Kjo ndodh gjatë ngrohjes graduale të kaldajës dhe stabilizimit të procesit të djegies së linjitit, si pjesë e procedurave të nevojshme për rikthimin e njësisë në operim.

KEK ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e Obiliqit dhe zonave përreth, duke theksuar se bëhet fjalë për një fazë të përkohshme të startimit.

Pas përfundimit të procedurave, njësia A4 pritet të lidhet së shpejti me rrjetin elektroenergjetik dhe gradualisht të kalojë në operim të qëndrueshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.