
Në konferencën e sotme për shtyp nga përfaqësuesja e Kosovës, po paraqiten trajneri Primoz Gliha dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Para mediave, Gliha pranoi se te Kosova ka disa probleme dhe se nuk po kalojnë në momente të mira.
“Në futboll nuk është gjithmonë mirë, jemi munduar të bëjmë zgjidhjet më të mirë në ato çështjet ku jemi duke çaluar.” – tha tekniku slloven.
Tutje, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani bëri me dije se në ndeshjen ndaj Zvicrës do të luajnë në maksimum.
“Është një ndeshje e rëndesishme. Jemi të motivuar andaj do të japim maksimumin. Kemi shumë nevojë për pikë andaj jemi përgatitur për këtë ndeshje.” – vazhdoi Gliha.