Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Begaj: Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun

Gazeta10
09 September 2023 - 10:30

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun. Begaj është shprehur zemërthyer nga pasojat që ka shkaktuar tërmeti dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e prekura nga kjo tragjedi.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA’së, magnituda e këtij termeti ishte 6.8 dhe kishte epiqendrën në Malet Atllas dhe deri me tani janë mbi 600 të vdekur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.