Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna: Prodhuesit po përballen me sfida të mëdha

Gazeta10
04 September 2022 - 10:04

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka thënë se prodhuesit po përballen me sfida të mëdha, raporton Gazeta10.

Rafuna ka thënë se invesitorët e huaj nuk kanë shprehur frikën të ikin nga Kosova.

“Nuk kam indikacion që ndonjë investitorë i huaj ka shprehur frikën të ikë nga Kosova. Por duhet të punojmë të thithim investime të tjera duke përfshirë Odën Ekonomike dhe Qeverinë që të reduktohet të gjitha ato barriera dhe të hapet një kanal më i thjeshtë i komunikimit me investitorë të huaj”, ka thënë ai.

Tutje, Rafuna ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të shoh mundësitë më të mira buxhetore për ta ndihmuar biznesin dhe qytetarin.

 “Gjithmonë për ta ndihmuar biznesin dhe qytetarin duhet që Qeveria e Kosovës të shoh se cilat janë mundësitë më të mira buxhetore. A është më mirë të intervenohet me të hyrat duke pezulluar për një kohë të caktuar qoftë tatimin e akcizës e doganor, apo ta sheh që të intervenohet duke subvencionuar bizneset”, ka shtuar më tej për EO.

Rafuna po ashtu ka dhënë edhe propozime se si do të mund të gjendjen një zgjidhje për situatën e krijuar.

“Më e mira kish me qenë që ne të gjithë të ulemi dhe të shohim se cila është mundësia më e mirë nëpërmjet intervenimit të të hyrave në kuptim të marrjes së të hyrave për lirim apo reduktim të ndonjë tatimi apo te shpenzimet nëpërmjet subvencionit që i ofron Qeveria”, ka thënë Rafuna.

Rafuna ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike përbëjnë sfidë të madhe për prodhuesit meqë po dëmtohen në prodhim.

“Prodhuesit padyshim që kanë sfida shumë të mëdha nga reduktimi i energjisë elektrike për arsye se janë të detyruar që të aktivizojnë gjenerator ose të gjejnë rrugë alternative për të siguruar energji e kam fjalën nëpërmjet gazit apo lëndëve tjera që ndihmojnë procesin e prodhimit”

“Shumë pajisje të prodhimit nuk mund të aktivizojnë nëpërmjet gjeneratorëve. Subjektet prodhuese nëse nuk ka asnjë mundësi që të kenë energji elektrike me rregull të jenë të paralajmëruar për orarin e reduktimeve për arsye se ajo lëndë e parë prishet dhe nuk mund të hyjë në funksion”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.