
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Kosovës, Shqipërisë dhe ndeshjeve të tyre.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen Anel Rashkaj, Ardian Hoxha, Kujtim Zebica dhe Kushtrim Mushica.
Gjatë diskutimit, foli edhe Liridon Leci.
“Për ne ishte rezultat i favorshëm, mirëpo Zvicra vetëm po ecte në fushë, nuk po luanin në maksimumin e tyre.” – tha ai.
Në diskutim e tutje, Liridon Leci potencoi mangësitë e kombëtares së Kosovës.
“Problemi kryesor te Kosova është mesi i fushës, aty Kosova ka shumë pak lojtarë që bëjnë diferencë në mesfushë.” – përfudnoi ai.