
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i Vettigut ka qenë premtimi kryesor i tyre para qytetarëv, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka thënë se për këtë proces është punuar që nga fillimi i mandatit.
“Siç e përmendi kryeministri Kurti ndërlidhet me zotimin tonë kryesor para qytetarëve që është Vettingu në sistemin e drejtësisë për të cilin kemi punuar që nga fillimi i mandatit”,ka thënë Haxhiu në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur para pak minutash.
Duke folur për sistemin e drejtësisë, Haxhiu ka thënë se në vazhdimësi jemi dëshmitar të një sistemi jofunksional.
“Në vazhdimësi jemi dëshmitar të neglizhencës, mosveprimit dhe pandëshkueshmërisë”, ka thënë më tej Haxhiu. / Gazeta10