Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton artisten Yeal Davids, punimet e saj paraqiten në Bibliotekën Kombëtare (FOTO)

Gazeta10
04 September 2022 - 14:28

Manifesta Biennial ka prezantuar artisten Yeal Davids, punimet e së cilës po paraqiten në Bibliotekën Kombëtare, raporton Gazeta10.

Davids është instruktore e trajnuar në Metodën Feldenkrais.

Yeal Davids jeton dhe punon në Amsterdam.

Këtu keni njoftimin e plotë të Manifesta Biennial:

“Yael Davids jeton dhe punon në Amsterdam. Punimi i saj paraqitet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe praktika e saj bazohet në një fjalor skulpturor dhe performues, në të cilën trupi kuptohet si një enë ku dija, kujtesa dhe shprehitë janë të arkivuara dhe të jetësuara në përditshmëri.

Si një instruktore e trajnuar në Metodën Feldenkrais, Davids shpesh përdor këtë metodë si mjet për të shqyrtuar se si forcat psikologjike dhe fizike ndikojnë perceptimin, lëvizshmërinë, ndërlidhjet dhe vetëdijësimin.

Learning to Read – A Physical Act, 2022, © Yael Davids ëith André van Bergen. Photo ©Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev, Atdhe Mulla”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.