
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në ndërtesën e BE-së, ku do të mbahet takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Para takimit trepalësh, Kurti do të takohet me ndermjetësuesit e dialogut, përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrel dhe emisarin Miroslav Lajçak.
Kanal 10 do t’iu mbajë të informuar mbi zhvillimet që pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme në Bruksel. /Gazeta10/