Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Radoiçiq del me një deklaratë për Kurtin: Koha do të tregojë kush do të paguajë në fund

Gazeta10
14 September 2023 - 19:59

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq me anë të një komunikate i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, duke i thënë se “koha do të tregojë se kush do ta pësojë dhe do ta paguajë në fund”.

Në deklaratën e lëshuar nga Lista Serbe, thuhet se Radoiçiq e ka quajtur Kurtin pushtues.

“Kërcënimi që i dërguat sot Listës Serbe nga Brukseli dhe në radhë të parë popullit serb, tregon qartë se ju Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe, por doni konflikte dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk mund t’i blini apo thyeni. Prandaj e shfaqët fytyrën tuaj të vërtetë para syve të të gjithë komunitetit ndërkombëtar sot”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti nuk mund ta frikësojë as Listën Serbe e as popullin serb në Kosovë.

“Jemi të vetëdijshëm se kërcënimi juaj nuk është naiv sepse në të kaluarën keni treguar se mund të shkaktoni kaos, të nxisni konflikte dhe urrejtje, të abuzoni me institucionet. Dua t’ju them se nuk na frikësoni as ne në Listën Serbe, as popullin serb”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.