Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Acarohet Shala me Borellin e Lajçakun: Janë mësuar me lidershipin e kaluar, Kurti s’han fore palidhje

Gazeta10
14 September 2023 - 21:35

Analisti Krenar Shala në emisionin “Politiko” ka komentuar takimin e ditës së sotme në mes të Kurtit dhe Vuçiq.

Ai ka kritikuar Borellin dhe Lajçakun duke i thënë se ata janë mësuar me lidershipin e kaluar dhe se kryeministri Kurti nuk i han ato fore.

“Sot mu konfirmuan dyshimet se pala ndërmjetsuese është për ta lajthitur Kosovën, krejt qëllimi është me e shti në proces Asociacionin dhe masnej hajt se kqyrim bojna diçka me kohë, ata s’janë ndërmjetësues sepse ata kanë marrë anë nga Serbia, mendojnë që Serbia është më e rëndësishme duhet me ledhatu ja kena marrë Kosovën tash duhet me shpërby, qysh me shpërbly jepja Asociacionin, po ju ka qëllu Albin Kurti që ksi fore palidhje nuk hanë”, tha ai në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.