Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Të jesh prind dhe të mbijetosh me një rrogë 350 euro, shumë e vështirë

Gazeta10
15 September 2023 - 11:47

Në emisionin “Dita e Re” në program të mëngjesit, në Kanal10 të ftuar ishin socilogu Jeton Brajshori dhe kryetari i këshillit studentor në Fakultetin Filozofik, Ismet Krasniqi.

Brajshori i pyetur se ku qëndron jeta më e mirë këtu apo në vende perëndimore ai u përgjigj se më mirë është jeta këtu.

“Ka kaluar kohë shumë e gjatë ku kemi ardhur në ketë vend ku jemi sot, pra që nga baballarët, gjyshërit tanë kemi luftuar të kemi një shtet tonin, ku mund të jemi të lirë dhe zhvillohemi lirshëm dhe për këtë arsye më mirë është këtu”, tha Brajshori.

Ai po ashtu dha edhe detaje për sa i përket emigrimit të popullatës kosovare ku tha se janë faktorët tërheqës që i detyrojnë shoqërinë të dalin jashtë vendit.

Sipas Brajshorit shumica e njerëzve e dëshirojnë jetën jasht vendit pasi perëndimi të ofron sigurim shëndesorë dhe shkollim më të mirë .

“Në qoftëse merremi me terma sociologjik atëherë janë dy faktorë që i shtyjnë të rinjtë të emigrojnë e që janë faktorët tërhqës apo shtytes për arsye se shumë njerëz dëshirojnë  të emigojnë në vende perëndimore për shkak të sigurimit shëndetësorë dhe shkollimit më të mirë dhe shumica e gjeneratës tem thojnë që po e boj për fmi por prap se prap mendojë që duhet luftuar për vendin tonë që të gjejmë veten sa ma mirë në vendin tonë”, tha ai.

Ndërsa Krasniqi tha se edhe këtu nuk është jeta e keqe sa paraqitet tek opinoni publik,  por që sipas tij  është më problem mbijetesa këtu kur ke një pagë të vogël.

“Nëse je prind edhe i ky dy fëmijë edhe rroga në këtë rast është 350 euro më të vërtet është shumë problem, nashta une si i ri mundem me mbijetu me ni pagë 350 euro për shkak se une e kom veç shpenzimet e mia, kurse për dikon qe është në moshë ma të shtyrë edhe e ka atë brengën e familjes është shumë më problem”, tha Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.