Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje nga protesta e OVL-UÇK-së kundër Speciales dhe EULEX-it (VIDEO)

Gazeta10
15 September 2023 - 12:04

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka protestuar para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë për të kundështuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në video shihet se veteranët kanë filluar të mblidhen para EULEX-it, raporton Gazeta10.

Kujtojmë se ditëve të fundit, me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, EULEX-i ua ka konfiskuar telefonat ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit, Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit.

Ndërsa, përveç vëllait të “Calit”, njësitet e EULEX-it dje kryen një bastisje edhe në shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.