Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet 36-vjeçari në Gjakovë pasi rrëmbeu një femër dhe i shkaktoi lëndime trupore

Gazeta10
15 September 2023 - 23:07

Policia e Kosovws ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një femër dhe ishte larguar.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Yll Morina” dhe se i dyshuari M.U., është arrestuar pasi që kishte rrëmbyer viktimën (femër e moshës madhore) nga një taksi.

Sot me datën 15.09.2023 rreth orës 15:20, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Pa humbur kohë është filluar me mbledhjen e informatave dhe pas një procesi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet M.U., mashkull kosovar i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte privuar nga liria viktimën (femër e moshës madhore) dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.” – thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë.” – thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.