Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anëtarësimi në AKK, Ibrahimi: S’kemi pranuar ende kërkesat zyrtare të tri komunave të veriut

Gazeta10
16 September 2023 - 20:44

Tri kuvendet komunale të Leposaviqit, Zubin Potoku dhe Zveçanit, kanë votuar pro bashkimit të këtyre Komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Sipas procedurave, vendimet e kuvendeve komunale do të dërgohen në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për t’iu nënshtruar vlerësimit të ligjshmërisë dhe më pas do të dërgohen edhe tek AKK-ja për shqyrtim.

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha për Sinjalin se pasi të pranojnë kërkesën zyrtare, Bordi merr vendim se kur duhet të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm.

“Këto vendime të kuvendeve komunale që janë marrë në komunat përkatëse, duhet të shkojnë për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Pas shqyrtimit të ligjshmërisë së atyre vendimeve, kryetarët e atyre komunave e dorëzojnë kërkesën zyrtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës për anëtarësim, e pastaj Bordi merr vendim se kur duhet të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi i tha Sinjalit se ende nuk kanë pranuar kërkesat zyrtare të tri komunave të veriut.

Kujtojmë se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në AKK më 22 gusht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.