Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij një burrë në Zveçan, Policia jep detaje

Gazeta10
17 September 2023 - 9:10

Një burrë është gjetur i vdekur dje në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, në vendngjarje është konfiskuar një pistoletë.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Zveçan. 16.09.2023 – 16:30. Raportohet se në bodrumin e shtëpisë së tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Një pistoletë është konfiskuar në lokacion. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.