
Në Viti është raportuar vdekja e një personi, dhe policia po heton rastin e vdekjes së tij.
Sipas raportit policor, një person u dërgua në qendrën emergjente në Viti pasi kishte tentuar të fikte zjarrin fushor, por gjatë kësaj kohe gjendja shëndetësore e tij u keqësua.
Viktima u pranua në emergjencë pa shenja jete, dhe mjeku kompetent konstatoi vdekjen e tij.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.