
Ngjarjet e ditës: 5 shtator 2022
08:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë. (Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë)
09:30
Presidentja Osmani bashkë me Kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren. (Prizren)
10:30 – 17:30
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
10:30
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban konferenë për medie, lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor. (Ndërtesa e KGjK-së, Rr. “Luan Haradinaj”)
13:30
Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare)
15:00
Me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”. (Kabineti i Presidentes).