Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ndryshe nga Kosova, në Shqipëri meshkujt presin femrat të bëjnë hapin e parë” – Albatros Rexhaj

Gazeta10
21 September 2023 - 9:18

Shkrimtari Albatros Rexhaj në emisionin “Gallatë”, në bisedë me gazetarin Arben Ahmeti, komentoi sjelljen e meshkujve kosovarë dhe atyre të Shqipërisë se sa janë të gatshëm të flasin me një vajzë. Rexhaj shprehet se meshkujt e Shqipërisë janë më të rezervuar, duke thënë se vajzat në Shqipëri shprehen se “nuk gjuajnë ata”. Ndërsa për meshkujt në Kosovë, përsëritet ideja se mashkulli duhet të bëjë hapin e parë.

“Në Shqipëri, Prishtinë ose në Tiranë, si do ta shohësh, meshkujt janë pak më të rezervuar, ose, siç thonë vajzat e Shqipërisë, ata nuk ndërmarrin veprime të parat. Nëse shikon kosovarët, ata janë më energjikë dhe të gatshëm të bëjnë hapa të ndryshëm. Këtu te ne ende vlen ai parim që mashkulli duhet të marrë iniciativën, të shprehë ndjenjat, dhe të bëjë hapin e madh, duke marrë rolin e ‘gjyqtarit’ që thyen barrierat dhe vepron në mënyrë aktive”.

 Ndërsa ai shton se në Shqipëri gjërat kanë ndryshuar pas emigracionit dhe se nuk ka qenë kështu më herët, por është rezultat i kohëve të fundit.

“Në Shqipëri gjërat kanë ndryshuar, meshkujt janë më të rezervuar, janë më të heshtur dhe presin më shumë që femrat të ndërmarrin hapat e parë. Kjo është shumë interesante për mua, pasi nuk ka qenë gjë e tillë më parë, por është rezultat i emigracionit, kur djemtë më të rritur janë larguar”, tha ai.

Ai shtoi se bota femërore ka dy karakteristika, që ëndërrojnë  shumë, dhe se me kalimin e kohës bëhen më pak të besueshme.

“Bota femërore ka dy karakteristika, njëra është se ëndërron shumë dhe është shumë e bukur, ndërsa tjetra është se me kalimin e kohës bëhet më pak e besueshme dhe nuk beson më në asgjë”, tha Rexhaj. /Gazeta/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.