Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në mungesë të kuorumit, dështon votimi i një marrëveshje ndërkombëtare

Gazeta10
21 September 2023 - 11:18

Ka dështuar votimi i marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Në sallë ishin 82 deputetë të mjaftueshëm për të nisur procedurën e votimit, mirëpo jo të gjithë morën pjesë në votim.

Kryetari Glauk Konjufca tha se mungon kuorumi, prandaj kjo pikë do të votohet në seancë tjetër.

“Janë vetëm 72 vota, s’janë të mjaftueshme për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, kjo i bartet një seance të re”, tha Konjufca.

Këtë marrëveshje refuzoi ta votojë Grupi Parlamentar i PDK-së, ndërsa ai i LDK-së ishte pro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.