Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

10-vjetori i vdekjes së Deharit, organizohen homazhe, konferencë dhe aktivitete përkujtimore

Gazeta10
05 November 2026 - 8:10

Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të zhvillohen disa aktivitete.

Sipas njoftimit për media aktivitetet nisi që nga ora 09:30 e mëngjesit dhe përfundojnë në orën 20:00.

Aktivitetet:

09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit. (Fshati Zllatar)

11:00 – Dhurim vullnetar i gjakut. (Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së, Prishtinë)

11:00 – Konferencë për media nga familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi. (Para Prokurorisë Speciale, Prishtinë)

11:30 – Bashkëbisedim me brezat e rinj. (Amfiteatri i Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë)

14:00 – Ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”. (Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së, Prishtinë)

17:30 – Akademi Përkujtimore. (Kino ABC, Prishtinë)

18:30 – Ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari”. (Kino ABC, Prishtinë)

20:00 – Natë përkujtimore: “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve”. (Kafe ‘Retrovers’, afër Menzës së Studentëve, Prishtinë)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.