Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjilan, greva në arsim vazhdon edhe atje (VIDEO)

Gazeta10
05 September 2022 - 8:41

Në emisonin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, drejtori i shkollës “Selami Hallaçi ”, Florim Maloku, ka folur rreth grevës ku ka thënë se ajo po vazhdon, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se edhe përkundër kërkesës së Ministrisë së Arsimit, është duke u respektuar vendimi i sindikatës së pavarur.

“Siç po e shihni edhe ju, përkundër kërkesës dhe vendimit të Ministrisë së Arsimit që sot të hapen dyert e të fillojë mësimi, po shihet që nuk është respektu vendimi i Ministrisë së Arsimit, por është respektu vendimi i sindikatës së pavarur”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se stafi teknik është në shkollë por nuk ka as nxënës as mësimdhënës.

“Unë, drejtori i shkollës me stafin teknik jemi duke pritur, nuk na erdhën nxënësit, nuk na erdhën mësimdhënëist, greva vazhdon”, ka shtuar ai.

Hallaçi ka thënë se mësimdhëniësit po vijnë në shkollë vetëm për ta respektuar kohën e grevës, por nuk ka mësim.

“Greva sipas SBASHK-ut fillon në orën 09:00- deri në orën 12:00, në atë kohë vijnë mësimdhënësit dhe i bashkangjiten grevës, por mësimit jo. Mësimi nuk është duke vazhdu”, ka  thënë tutje ai. / Gazeta10

https://youtu.be/H-Ba6h2dQpk?t=3782

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.