
I ftuar në emisionin “Adresa”, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur edhe për debatet që janë hapur pas përfundimit të luftës në Kosovë, përfshirë diskutimet rreth meritave të luftës dhe Betejës së Koshares.
Quni ka thënë se, pasi ishte larguar rreziku nga Kosova, nisën të hapeshin tema që sipas tij nuk ishin të nevojshme në atë kohë.
Ai ka përmendur edhe debatet për atë se kush i kishte meritat për luftën, duke përfshirë edhe Betejën e Koshares.
Sipas Qunit, pala serbe e kishte pranuar humbjen, ndërsa këto diskutime u rikthyen më shumë se dhjetë vjet pas luftës, në një periudhë kur, siç u shpreh ai, edhe veteranët kishin filluar të mos i duronin më këto debate.