Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtari i Gardës së Nderit franceze humb ndjenjat gjatë ceremonisë zyrtare në Pallatin Elysee

Gazeta10
11 November 2026 - 23:19

Një pjesëtar i Gardës së Nderit franceze është alivanosur të mërkurën, më 11 nëntor, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në Pallatin Elysee në Paris.

Në momentin e incidentit, presidenti francez Emmanuel Macron iu afrua menjëherë ushtarit për të parë gjendjen e tij dhe për t’i ofruar ndihmë, ndërsa në përpjekje për ta asistuar u përfshinë edhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Pak çaste më vonë, ushtari u largua nga vendi i ceremonisë nga personeli i sigurisë.

Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaqet që çuan në alivanosjen e tij apo me gjendjen e tij shëndetësore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.