Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Quni për dënimin e krerëve të UÇK-së: Nëse shkalla e fundit e vërteton që kanë bërë krime, unë pajtohem me këtë dënim

Gazeta10
11 November 2026 - 23:11

Anton Quni ka thënë se që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së ka zgjedhur të mos prononcohet për këtë çështje deri në përfundimin e plotë të procesit gjyqësor.

I ftuar në emisionin “Adresa”, Quni ka theksuar se do ta respektojë vendimin përfundimtar të drejtësisë, pavarësisht se cili do të jetë ai.

“Që nga momenti kur janë arrestuar, unë në lidhje me këtë çështje kam heshtur deri në epilogun përfundimtar. Nëse edhe në epilogun përfundimtar, pra në shkallën e fundit të gjykatës, vërtetohet se ata kanë kryer krime, unë do të pajtohem me atë gjykim. Nëse shkalla e fundit vërteton se ata nuk kanë të bëjnë me ato për të cilat ne kemi krijuar bindje të ndryshme, beso që do të ndihem i lumtur”, ka deklaruar Quni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.