Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli për grevën në Infrakos: Po diskutojmë me sindikatën, synojmë një marrëveshje për pagat

Gazeta10
11 November 2026 - 22:33

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Bordi i Infrakos-it është në diskutim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sindikatës lidhur me grevën e punëtorëve dhe kërkesat e tyre për rritjen e pagave.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka thënë se bisedimet pritet të vazhdojnë edhe në fund të kësaj jave, si dhe gjatë javës së ardhshme.

Ajo ka theksuar se Infrakos-i po përballet me vështirësi serioze financiare, gjë që e bën më të vështirë marrjen e vendimeve për rritjen e pagave të punëtorëve.

“Ne jemi duke monitoruar situatën së bashku me Ministrinë e Linjës, Ministrinë e Infrastrukturës dhe shpresoj e besoj që së shpejti do të ketë një dakordim, një kompromis në këtë aspekt”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja ka shprehur shpresën se përmes dialogut mes Bordit të Infrakos-it dhe sindikatës do të arrihet një marrëveshje për tejkalimin e situatës dhe adresimin e kërkesave të punëtorëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.