Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe

Gazeta10
11 November 2026 - 21:16

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të Daut Haradinajt lidhur me pretendimet për blerjen e energjisë elektrike nga kompanitë serbe.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka thënë se nuk ka parë asnjë fakt që dëshmon se energjia elektrike është blerë nga kompanitë e Serbisë.

Ajo ka theksuar se për kompanitë publike ka informacione të plota, ndërsa për kompanitë private të dhënat raportohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Nuk kam parë asnjë fakt, as nga ata që po e thonë, as nga kompanitë, as nga rregullatori, që është blerë rrymë prej këtyre kompanive ose kompanive të tjera të Serbisë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja ka kërkuar që pretendimet e tilla të mbështeten me fakte dhe bazë konkrete para se të bëhen publike.

Ajo ka folur edhe për tregtimin e energjisë në bursat ndërkombëtare, duke thënë se nuk është e mundur të identifikohet lehtësisht origjina e energjisë përmes një burse, pasi energjia nuk blihet domosdoshmërisht në pako të ndara sipas shtetit të origjinës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.