Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marrëveshja e qymyrit me Maqedoninë e Veriut, Rizvanolli: Nuk është aspak marrëveshje e dëmshme për Kosovën

Gazeta10
11 November 2026 - 22:25

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe kompanisë shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ESM, për shitjen e qymyrit nuk është e dëmshme për Kosovën.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka bërë të ditur se marrëveshja parasheh shitjen e deri në 3 milionë tonëve qymyr gjatë një periudhe trevjeçare.

Sipas saj, çmimi i përcaktuar është 28 euro për ton, pa TVSH, ndërsa të gjitha shpenzimet për eksploatimin, transportin dhe logjistikën e tërheqjes së qymyrit do të mbulohen nga blerësi, përkatësisht kompania ESM.

Ministrja ka theksuar se marrëveshja është strukturuar në mënyrë që të mos ndikojë në operacionet e KEK-ut dhe të mos rrezikojë furnizimin me qymyr të termocentraleve të Kosovës.

Duke iu përgjigjur kritikave për kushtet e marrëveshjes, Rizvanolli ka rikujtuar edhe një kontratë të vitit 2021, kur KEK-u kishte lidhur marrëveshje për shitjen e 200 mijë tonëve qymyr përmes kompanisë private Enertech, në konsorcium me kompaninë maqedonase Promet Steel, me çmim prej 8 eurosh për ton, përfshirë TVSH-në dhe tantiemën.

Rizvanolli ka vënë në pah dallimin mes çmimit të atëhershëm dhe atij të përcaktuar në marrëveshjen e re, duke mbrojtur kushtet e kontratës së nënshkruar me kompaninë shtetërore maqedonase ESM./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.