
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se pret që mësimi të fillojë, raporton Gazeta10.
Bulliqi ka thënë se dje kanë mbajtur një takim me sindikatën, drejtorët e shkollave dhe këshillin e prindërve për këtë temë.
“Dje ishte një takim i përbashkët me drejtorët e shkollave bashkë me sindikatën dhe me këshillin e prindërve ku u diskutuar gjërë e gjatë se si të gjindet rruga dhe mënyra për të filluar procesin e normalizimit të mësimit në shkollat tona dhe sot po presim që ky proces të fillojë gradualisht të normalizohet”, ka thënë Bulliqi.
Tutje, Bulliqi ka thënë se pakoja e fundit financiare e qeverisë që përfshinë edhe grevistët do ta zbus sadopak situatën financiare.
“Vendimi i fundit i qeverisë me pakon financiare, e cila pako financiare do të përfshijë edhe punëtorët arsimor por edhe të tjerët, shërbyesit civil, besoj që sadopak do ta zbut gjendjen financiare aktuale e cila është duke mbretëruar”, ka thënë ai. / Gazeta10