
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetëaksident në Strellc të Deçanit, ku një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar, raporton Gazeta10.
Policia ka informuar se ky vetëaksident ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet mjekësore ku kanë konstatuar vdekjen e njërit person ndërsa dy të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës.
Këtu keni komunikatën e plotë:
“Ju informojmë se me datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetëaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit. Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё.Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. / Gazeta10.