
Atdhe Hykolli e ka konfirmuar se do të jetë ai që do të takohet me kryeministri Kurti për të diskutuar gjetjen e një zgjidhje për të punësuarit në Kosovë, sapo ky i fundit të jetë i gatshën ta ftoj.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është unike me të gjitha kërkesat që i kemi dhe këto kërkesa janë të arsyeshmë për një jetë më të dinjitetshme të të punësuarve në Kosovë, mirëpo edhe me statutin e BSPK-së edhe kryesia e ekzekutivit të BSPK-së më ka autorizuar që unë në të gjitha momentet të gjejë rrugë të dialogoj me partnerin tonë social Qeverinë e Republikës së Kosovës”, tha Hykolli në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Kanal10.
Kujtojmë se ditë më parë kryeministri Kurti ka thënë se do të takoj vetëm kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli duke e anashkaluar Rrahman Jasharajn. Kjo la të kuptohet se mund të ketë përçarje edhe mes sindikalistëve. Por Hykolli ka mohuar duke thënë se janë unik dhe greva do të vazhdoj derisa të kenë një marrëveshje me Qeverinë. / Gazeta10