Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkesa e Borell për lirimin e pelegrinëve, Svecla: Po verifikojmë nëse është infiltruar ndonjë terrorist

Gazeta10
24 September 2023 - 20:07

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka kërkuar nga Kosova që t ëlirojë pelegrinët e arrestuar.

Borrell ka thirrur në telefon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Por në lidhje me këtë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pelegrinët po kontrollohen që të sigurohen që mos ndonjë sulmues është infilstruar.

”Pelegrinët po kontrollohen në mënyrë që të sigurohemi se se s’ka të infiltruar”, ka thënë Sveçla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.