Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në shenjë solidarizimi, ulet flamuri në gjysmështizë në Ambasadën e Kosovës në Emirate

Gazeta10
25 September 2023 - 9:53

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ulur flamurin në gjysmështizë për t’u solidarizuar me Kosovën e cila sot është në zi për vdekjen e policit Afrim Bunjaku.

“Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës”, ka shkruar në një postim në X, Xhabir Hamiti, ambasador i Kosovës në këtë vend.

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe e ka ulur flamurin e Kosovës në gjysmështizë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.