Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Vendim Kanunor Kishtar” – Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare mallkon kishën serbe pas situatës në veri

Gazeta10
25 September 2023 - 22:47

Kisha Ortodokse Shqiptare me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka shkëputur marëdhënjet me Kishën Ortodokse Serbe.

Në njoftimin e tyre thuhet që Kisha Shqiptare mallkon Kishën Serbe dhe udhëheqësin e saj.Secilin klerik serb e shpall antifetar, dhe nuk e njehë Kishën Ortodokse Serbe si kishë paqësore.

Ata njoftuan se nuk do ti njohin as dokumentat e tyre, ndalimi i hyrjes së çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Vendim Kanunor Kishtar!

Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:

1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.

2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.

3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.

4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.

5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)

6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.