Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ShBA i heq “non gratën” Sali Berishës

Gazeta10
11 June 2026 - 11:03

Këtë të enjte, 11 qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit Sali Berisha.

Burime për Klan News bëjnë me dije se ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn.

Teksa pritet një deklaratë zyrtare nga Berisha, ai është pritur me duartrokitje në sallën e Kuvendit.

Ky sanksion ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishtë vënë më 19 maj të vitit 2021.

Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratën’ duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Akuza, që kreu i demokratëve i ka mohuar vazhdimisht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.