Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: Deri në orën 12:00 plotësim-ndryshimi i ligjit për Specialen duhet të trajtohet në të gjitha komisionet

Gazeta10
03 October 2026 - 9:39

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të përshpejtojë procedurat për shqyrtimin e ligjit, duke vendosur si afat orën 12:00.

Musliu ka deklaruar se deri në këtë orë, projektligji duhet të trajtohet në të gjitha komisionet përkatëse dhe të kalojë në lexim të parë.

“Tani duhet të fillojë numërimi mbrapsht për Kuvendin. Më së largu deri në orën 12:00, Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin në të gjitha komisionet përkatëse dhe ta kalojë në lexim të parë.”

Ajo ka bërë thirrje që procesi të mos zvarritet më tej, duke theksuar se, sipas saj, nuk ka më hapësirë për arsyetime apo kalkulime politike.

“Deri në orën 12:00 duhet të dihet nëse Kuvendi do ta kryejë përgjegjësinë e tij apo do ta mbajë peng këtë proces. Ora po ecën. Tash është radha e Kuvendit të veprojë”, ka thënë Musliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.