Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri i madh në objektin në Fushë Kosovë – një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Gazeta10
03 October 2026 - 9:02

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një objekt në magjistralen Prishtinë–Fushë Kosovë, të enjten mbrëma.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 tetor, rreth orës 17:20, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ndërsa zjarri është arritur të lokalizohet.

Si pasojë e zjarrit, dëmet materiale janë shumë të mëdha. Gjatë intervenimit, një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.