Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bajrami: Qeveria urgjentisht të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë për policët

Gazeta10
27 September 2023 - 11:25

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas ndarjes së 50 mijë eurove për familjen e heroit, Afrim Bunjaku.

Ndonëse e ka quajtuar lajm të mirë shumën për familjarët e Bunjakut, Bajrami tha se kjo nuk është e mjaftueshme.

Ajo përmes një postimi në facebook ka thënë se qeveria urgjentisht duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët.

Postimi i plotë:

“Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë.

Pa asnjë dyshim, Policia është storie suksesi për Republikën e Kosovës për gjithë këto vite prandaj Qeveria duhet të avancojë me plotësimin e kushteve të punës për secilin polic, ushtar dhe për kategoritë tjera .“

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.